Flash News

E-TJERA

Shqiptari u vra me plumb në kokë në banesë, arrestohen 3 persona në Itali

Shqiptari u vra me plumb në kokë në banesë, arrestohen 3

Prokuroria e Katanias ka lëshuar urdhër arresti për tre italianë, te dyshuar  si të përfshirë në vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar, Kastriot Ismailaj.

Ngjarja e rëndë  ndodhi në Nesima të Katanias më datë 7 qershor 2023, ku 27-vjeçar shqiptar u qëllua me plumb në kokë nga një shtetas italian, Giovanni Di Benedetto, i cili plagosi edhe një italian 43-vjeçar në shtëpinë e shqiptarit.

Mediat italiane bëjnë me dije se u arrestuan: Giovanni Pasqualino Di Benedetto, 27 vjeç; Antonino Castelli, 33 vjeç dhe Pasqualino Ranno, 29 vjeç.

Shkak për vrasjen dyshohet të jetë bërë godina ku jetonte shqiptari, e cila ishte në pronësi të një gruaje që kishte ndërruar jetë.

 

Të fundit