Flash News

E-TJERA

Shqiptari vret ish-gruan dhe të dashurin e saj, më pas hidhet nga kalaja

Shqiptari vret ish-gruan dhe të dashurin e saj, më pas hidhet nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Astit, Itali.

Sipas mediave italiane, një burrë 57-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Astrit Koni, dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri, gjithashtu shqiptar, përpara se t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga kalaja e fshatit.

Trupat e dy viktimave, Drita Koni dhe Bardhok Gega u gjetën paraditen e sotme në një hendek, pranë një fushe ku ndodheshin disa koshere bletësh, për të cilat kujdesej çifti.

Viktimat ishin të vendosura në një distancë të vogël nga njëri-tjetri ndërsa pranë tyre u gjet edhe një mjet bujqësor, me të cilin dyshohet se janë goditur për vdekje.

Alarmin e dha vëllai i gruas, i cili u shqetësua pasi nuk kishte marrë asnjë lajm prej saj. Ndërkohë, sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar është hedhur nga kalaja gjatë natës, duke i dhënë fund jetës

Të fundit