Flash News

E-TJERA

Shqiptari vret me thikë biznesmenin italian, dyshimet e policisë

Shqiptari vret me thikë biznesmenin italian, dyshimet e policisë
Ilir Leba

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se ka vrarë një biznesmen Italian. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari, Ilir Leba, 48-vjeç dyshohet se ka vrarë me thikë Tommaso Dini dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Ai kishte shkuar për t’u vetëdorëzuar, teksa biznesmeni ishte dërguar në spital në gjendje kritike për jetën. 48-vjeçari kishte treguar se vrasja ndodhi pas një konflikti.

Grupi hetimor dyshon se mes të dyve ka pasur mosmarrëveshje në të kaluarën për çështje pune dhe ekonomike.

Ngjarja ka ndodhur në “Piazza Piave” në Scandicc, mbrëmjen e së shtunës. Dini është vrarë nga shqiptari pranë biznesit të tij, një agjenci e pasurive të paluajtshme.

 

Të fundit