Flash News

E-TJERA

Shqiptarit i bllokohet makina luksoze në Mal të Zi, në kërkim nga Interpol Zvicra

Shqiptarit i bllokohet makina luksoze në Mal të Zi, në

Dy automjete, një BMW X6 dhe një Range Rover, janë bllokuar nga policia kufitare në Shqipëri pasi rezultuan të kenë urdhëra ndërkombëtarë të lëshuar nga Interpol Gjermania dhe Zvicra.

Në vendkalimin e Bozhajit, në hyrje të Malit të Zi, u kontrollua një Range Rover, i drejtuar nga shtetasi shqiptar A.D. Ky automjet ishte shpallur në kërkim nga Interpol Zvicra.

Po ashtu, në vendkalimin kufitar Draçenovc, në hyrje të Malit të Zi, policia kufitare kontrolloi një BMW X6, të drejtuar nga E.A, 27-vjeçari nga Serbia. Këto automjete janë bllokuar për hetime të mëtejshme në lidhje me lëshimin e urdhrave ndërkombëtarë.

Të fundit