Flash News

E-TJERA

Shqiptarja humb jetën në vendin e punës në Greqi, arrestohet pronari i hotelit

Shqiptarja humb jetën në vendin e punës në Greqi, arrestohet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishullin turistik të Santorinit, Greqi, ku një grua shqiptare 59-vjeçare ka humbur jetën gjatë kohës që po punonte në një hotel në zonën e Oias.

Sipas raportimeve të mediave greke, gruaja, ende e paidentifikuar me emër, ka pësuar një aksident fatal teksa po punonte, kur një strukturë krevati e fiksuar në mur është shkëputur papritur dhe i ka rënë në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda fatale.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të urgjencës, fatkeqësisht, viktima nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Autoritetet greke kanë arrestuar pronarin e hotelit, i cili do të përballet me hetime dhe pyetje në lidhje me kushtet e sigurisë në ambientet e punës. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik.

Të fundit