Flash News

E-TJERA

Shqiptarja v*et 84-vjeçaren greke për të cilën kujdesej

Shqiptarja v*et 84-vjeçaren greke për të cilën kujdesej

Policia greke ka arrestuar një grua shqiptare, e cila dyshohet se ka vrarë me thikë një të moshuar greke rreth moshës 84 vjeç. Sipas mediave greke, shqiptarja kishte një lidhje të ngushtë me viktimën, pasi e ndihmonte rregullisht me punët e shtëpisë dhe pazaret.

Policia po heton pistën e një vrasjeje me paramendim për qëllim grabitjeje, pasi dyshohet se shqiptarja e ka vrarë të moshuarën për të vjedhur paratë që kjo e fundit mbante gjithmonë me vete për raste emergjente.

Një nga fqinjët e viktimës ka deklaruar: "84-vjeçarja mbante gjithmonë një trastë me para, për çdo rast të keq, dhe këtë e dinte e gjithë lagjia."

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë, ndërsa shqiptarja mbetet në paraburgim.

Të fundit