Flash News

E-TJERA

Shqiptaro-amerikania Etel Haxhiaj fiton vend në Këshillin Bashkiak të Massachusetts

Shqiptaro-amerikania Etel Haxhiaj fiton vend në Këshillin Bashkiak
Në foto/ Etel Haxhiaj

Shqiptaro-amerikania Etel Haxhiaj u shpall fituese në Worcester, në Këshillin Bashkiak të Masschusetts.

Me 1.381 vota, afro 57.4% të totalit, Haxhiaj mposhti ish-ushtarakun Gregory Stratman. Shqiptaro-amerikania bëhet kështu një nga dy të sapoardhurit në Këshilin Bashkiak të Massachusetts.

Në një dalje për mediet gjatë festimeve pas shpalljes fituese, Haxhiaj tregoi se votuesit mbështetën më shumë atij kandidati që bëri një fushatë të mirë në interes të njerëzve.

“Ajo që unë di që rezultoi me votuesit është dikush që zhvilloi një fushatë pozitive, dikush që është i interesuar të dëgjojë njerëzit. Kam pasur një interes të veçantë për njerëzit në Pleasant Street që flisnin për çështjet e trafikut. Njerëzit ecën me idenë se një këshilltar bashkie di për çështje si strehimi i përballueshëm dhe veçanërisht për përdorimin e dollarëve federalë që po marrim në qytet për të përfituar të gjitha lagjet. Dhe unë mendoj se themeli i kësaj fushate është që të sigurohet që të gjithë zërat do të përfshihen në planifikimin e komunitetit,” tha Haxhiaj të martën mbrëma.

Ky ishte kandidimi i dytë i Haxhiajt për këshillin bashkiak, pas garës së humbur në vitin 2019 për të njëjtin vend në Këshillin Bashkiak.

Haxhiaj mbërriti në Worcester në vitin 2001 me prindërit e saj që ikën nga trazirat politike të Shqipërisë. Ajo fitoi një diplomë universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Clark dhe tani punon si drejtore e edukimit publik dhe avokimit në Central Massachusetts Housing Alliance.

Shqiptaro-amerikania Etel Haxhiaj fiton vend në Këshillin Bashkiak

Të fundit