All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Shqyrtimi i ankimimit të Berishës dhe Malltezit, GJKKO cakton gjyqtaren që ‘shantazhoi’ gazetarët

Shqyrtimi i ankimimit të Berishës dhe Malltezit, GJKKO cakton
All - Paragraf - 1

 

Më 20 nëntor është caktuar seanca në GJKKO për të shqyrtuar ankimimet e kryedemokratit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit. Gjyqtarja që do të shqyrtojë kërkesat e tyre është Iliriana Olldashi.

All - Paragraf - 3

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 14.11.2023, regjistroi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. Seanca gjyqësore jopublike është caktuar për më datë 20.11.2023, ora 09:00”, thuhet në njoftim.

Por kush është Iliriana Olldashi?

Gjyqtarja në fjalë, që pritet të shqyrtojë ankimimet e Berishës dhe Malltezit, u cilësua jo pa shkak si “kamikaze e mediave”. Pas rrjedhjes së të dhënave të qytetarëve dy vite më parë, mediat bënë publik rastin se një databazë me pagat dhe të dhënat e tjera të qytetarëve, po qarkullonte në rrjet.

Iliriana Olldashi asokohe kërkoi sekuestrimin e kompjuterave, serverave dhe celularëve të gazetarëve, të Lapsi.al që botuan skandalin e përgjimit të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, duke i detyruar ata, të dorëzonin provën dhe burimin e informacionit.

Ky vendim i Olldashit, i cili u mor pa njoftuar palën palën ankimuese, vinte disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit dhe u interpretua si një shërbim që Olldashi i dha qeverisë për t’i kyçur gojën mediave.

Të fundit