Flash News

E-TJERA

Shqyrtimi i çështjes së Teatrit Kombëtar, Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës

Shqyrtimi i çështjes së Teatrit Kombëtar, Gjykata

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e seancës së parë për shqyrtimin e çështjes së Teatrit Kombëtar.

Në njoftimin e Kushtetueses, thuhet se seanca do të mbahet në datë 3 qershor, ora 10.00.

Kërkues është Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.

Në Maj të 2019-s, Presidenti Meta depozitoi një kërkesë duke ankimuar ligjin për “Shembjen e Teatrit”. Të njëjtën kërkesë Meta e depozitoi edhe pas një viti, pasi qeveria vendosi të kalojë në pronësi të bashkisë godinën e teatrit që më pas solli edhe shembjen e tij. Këtë vendim Meta e cilësoi antikushtetutes duke i kërkuar gjykatës në atë kohë të dalë me një vendim për ligjshmërinë e këtyre hapave të ndërmarrë nga qeveria.     

Të fundit