Flash News

E-TJERA

Shkrimtari ukrainas në ‘Politiko’: Putin synon të krijojë perandorinë ruse, moralisht luftën e ka fituar Ukraina

Shkrimtari ukrainas në ‘Politiko’: Putin synon të

Shkrimtari i njohur Andrey Kurkov ka folur në emisionin ‘Politiko’ mbi gjendjen aktuale në Ukrainë, e cila prej tri javësh po sulmohet nga Rusia.

Sipas Kurkov, aktualisht në Ukrainë nuk ka më asnjë vend të sigurt, pasi raketat ruse po godasin çdo vend të Ukrainës.

Ai tregon se si po e përjeton luftën edhe si shkrimtar, teksa tregon se që prej 2014-ës nuk është lejuar më të botojë asnjë libër në Rusi.

Sipas Kurkov, Putin synon të krijojë perandorinë ruse, madje ai e di se Ukraina nuk do bëhet anëtare e NATOs dhe është pretekst për të nisur luftën.

Sipas shkrimtarit, lufta deri tani është fituar moralisht nga Ukrainë, populli i së cilës sipas tij është anarkistë, çka për ta liria është me ë rëndësishme se stabiliteti.

Intervista e plotë:

Tani që po flasim, a jeni në një vend të sigurt?

Nuk ka vend të sigurt në Ukrainë. Raketat ruse po godasin cdo vend të Ukrainës,por unë ndodhem në Ukrainën Perëndimore dhe është një vend më i sigurt.

U largova nga Kievi para më shumë se dy javësh. M’u desh tre ditë për udhëtimin tim. Kishte mijëra ukrainas që largoheshin drejt kufijve me shtete fqinje.

Jeni shkrimtar i njohur në Ukrainë, dyshoni se jeni në listën e të kërkuarve të Rusisë? Keni frike se duan t’ju vrasin?

Nuk kam frikë. Shkruaj dhe shumë artikuj dhe politikat e Putin që në vitet ’90. Nuk e di nëse jam në listën e të kërkuarve, por jam i sigurt se ka dështuar. Nuk ka arritur të marrë Kievin apo Mariopoli edhe pse është gjysmë i shkatërruar.

Ju është ndaluar botimi në Rusi që në 2008?

Po, libri im i fundit u botua në 2008, u ndalova në 2014. Ne kemi shumë shkrimtarë në Ukrainë që shkruajnë në rusisht. Putin mendon se ata që shkruajnë rusisht duhet ti përkasin perandorisë ruse. u përshkrova si tradhtar në gazetat ruse.

Kush e fiton luftën?

Ukraina i ka kthyer mbrapsht forcat ruse, po paguan çmim të lartë për pavarësinë e saj. Ushtarët ukrainas janë të motivuar. Ushtarët rusë po përpiqen të arratisen se nuk po e kuptojnë cfarë po bëjnë në një tokë të huaj. Nga ana morale Ukraina ka fituar.

Sipas Putin, ukrainasit janë rusë...

Ne nuk jemi një popull, jam etnik rus por mentaliteti ukrainas është ndryshe nga ai rus. Ukrainasit janë anarkistë, për ta liria është me ë rëndësishme se stabiliteti.

Cfarë kërkon Putin në vendin tuaj?

Është shumë i moshuar dhe do të përmbushë ëndrrën e tij, do të krijojë perandorinë ruse duke marrë tokat përreth Rusisë, që bota ta ketë frikë Rusinë dhe Putin. Kjo është arsyeja kryesore dhe është gati të sakrifikojë të ardhmen e Rusisë. Ukrainë nuk do të kthehet te Bashkimi Sovjetik. Ne jemi pjesë e Evropës.

Si ndiheni ju, të ndihmuar apo braktisur nga Perëndimi?


Jam i lumtur që Europa më në fund u zgjua dhe e kupton se kush është Putini. Ne kemi mbështetje financiare dhe ushtarake, kemi marrë ndihmë. Putin e di se Ukraina nuk do bëhet natare e NATOs dhe është pretekst për të nisur luftën. Ajo që ka deklaruar Putin për Ukrainën është e gabuar.

A do të shtypë Putin butonin e armëve bërthamore?

Nuk mendoj se ndodh diçka e tillë. Nëse vlerësojmë gjendjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake ruse kam frikë se sistemi bërthamor i Putin nuk është në gjendje të mirë dhe ata mund të shkatërrojnë veten e tyre pa u shtypur butoni.

Sa i ngjashëm është me Carin Aleksandër?

Ai ka krijuar njerëzit të besojnë se të duash Putin do të thotë të duash Rusinë. Kjo është arsyeja pse shkrimtarët rusë po shkruajnë jashtë Rusisë.

Të fundit