Flash News

E-TJERA

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi në luftë me sëmundjen e rëndë, i ndalohet kurimi jashtë pa bërë vaksinën e Covid-19

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi në luftë me sëmundjen e

Mira Meksi, shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur po përballet me një sëmundje e rëndë. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes, shkrimtares i duhet të marrë mjekim të specializuar jashtë vendit.

Familjarë kanë bërë thirrje për vaksinimin e saj, për shkak se nuk i lejohet kurimi jashtë shtetit pa u vaksinuar.

Mira Meksi është një njerëzit e rëndësishëm të artit dhe kulturës në vend. Fituese së fundmi e dy çmimeve, Çmimi i Akademisë Kult për Përkthimin më të mirë me “100 vjet Vetmi” të Markezit në edicionin e 16-të, dhe Çmimin e letërsisë për Romanin më të mirë për 2019, “Diktatori në kryq”, me motivacionin “Për krijimin e vlerave dhe risive origjinale në prozën romanore shqipe”, ku ndërthuren mjeshtërisht motivet e një historie besimi në trajektoren e një epoke politike.

Shkrimtarja nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ndërsa trofeu u tërhoq nga botuesi i saj, Bujar Hudhri.

 

Të fundit