Flash News

E-TJERA

Shtatë viktima, mes tyre një 27-vjeçare; rritet numri i infeksioneve dhe të shtruarve me Covid-19 në Shqipëri

Shtatë viktima, mes tyre një 27-vjeçare; rritet numri i

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën shtatë persona nga Covid-19. Mes viktimave është një 27-vjeçare nga Saranda.

 Ndërsa numri i rasteve të reja dhe personave që kanë nevojë për trajtim spitalor ka ardhur në rritje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 4249 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë.

Bashkitë me numrin më të lartë të të infektuarëve janë Tirana me më shumë se 250 raste, Fieri, Durrësi dhe Vlora.

Ministria bën me dije se janë 6907 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 441 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 171,475 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet covid po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (23 Tetor 2021)

Raste të reja ditore   629

Të shëruar në 24 orë 441

Të shtruar në spitale 153

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 4249

Testime totale 1,280,641

Raste pozitive 181,252

Raste të shëruara 171,475

Raste Aktive 6907

Humbje jete 2,870

Të fundit