Flash News

E-TJERA

Shtatori vjen me vjeshtë ‘të vonuar’, termometri do shënojë deri në 31 gradë celsius

Shtatori vjen me vjeshtë ‘të vonuar’, termometri do

Edhe 1 ditë na ndan nga mbërritja e vjeshtës. E ndërsa të gjithë mendojnë se koha e pushimeve ka përfunduar, moti nuk pohon të njëtën gjë.

Në një lidhje për BalkanWeb, meteorologia Lajda Porja tha se në ditët në vijim termometri do të arrijë deri në 31 gradë celsius, duke favorizuar të gjitha ata që kanë planifikuar pushime në vjeshtë.

Gjatë ditëve të para të shtatorit temperaturat do të variojnë nga 29-30 gradë celsius. Ulja e temperaturave ndjehet më shumë në mëngjes, megjithatë kjo fundjavë nuk do të sjellë reshje shiu.

"Siç e kemi vënë re ka pasur rënie të temperaturave që janë përjetuar gjatë gushtit. Mëngjesi i sotëm ka qenë i freskët. Maksimalja pritet të jetë deri në 30 gradë. Nuk kemi luajtje të ndjeshme të temperaturave. Deri në ditën e premte temperaturat të jene 31-32 gradë. Mëngjeset do të jenë të freskëta. Në pjesën e dytë të ditës do të kemi erë, duke nisur nga nesër, ndërsa deti do të jetë me dallgë. Meqë të mërkurën futemi në stinën e vjeshtës, temperaturat do të jenë deri në 31 gradë. Moti parashikohet që të jetë i qëndrueshëm. Nuk parashikohet që deri në fundjavë do të ketë reshje. Në vlerat 29-30 gradë, është formë ideale për të pushuar për të gjithë ata që kanë zgjedhur shtatorin.”, tha Porja.

Të fundit