Flash News

E-TJERA

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren, flet autori: Nuk u bazova te Barleti e Kadareja, por tek perandoria otomane

Shtatorja e Skënderbeut në Prizren, flet autori: Nuk u bazova te

Shtatorja e heroit kombëtar Skënderbeut e vendosur në Prizren së fundmi ka shkaktuar shumë debate ditët e fundit. Kritikë arti e kanë cilësuar si vepër me standard tepër të ulëta, duke shtuar se është tjetërsuar figura origjinale e tyre. 

Autori i skulpturës, Sinan Aliaj i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se ishte i kënaqur me punën e tij.

Më tej, ai shtoi se për të krijuar punën, nuk ishte bazuar tek Marin Barleti, madje as tek Kadareja por tek kronikat turke të kohës.

“Nuk jam frymëzuar as tek Barleti, Noli, as Naimi dhe as Kadareja. Por tek disa kronistë të kohës. Sulltani e ka dashur më shumë se fëmijët e tij. Jam bazuar tek perandoria otomane, ku edhe u rrit dhe u shkollua’ tha Aliaj.

  

Të fundit