Flash News

E-TJERA

‘Shtatzënia’ e Diellës shkon në Bruksel, zv.zëdhënësi i KE: Urime, s’kemi koment tjetër

‘Shtatzënia’ e Diellës shkon në Bruksel,

Diella, ministrja e shpikur nga Rama për mandatin e katërt qeverisës, u kthye në kryefjalën e mediave shqiptare dhe botërore, jo pa qëllim. Rama e përdori Diellën për t’u bërë qendra e vëmendjes.

Së fundmi, “shtatzënia” e shpallur e Diellës nga Rama është komentuar në Bruksel.

Gjatë konferencës së përditshme për shtyp të Komisionit Evropian, një gazetar iu drejtua zv.zëdhënësit të KE Olof Gill me një pyetje, duke kërkuar reagim për “shtatzëninë” e Diellës.

“Ne e urojmë ministren virtuale të inteligjencës artificiale të Shqipërisë. Nuk kemi asnjë koment tjetër”, tha Gill.

Deklarata ka shkaktuar të qeshura mes gazetarëve.

Të fundit