Flash News

E-TJERA

Është fshehur apo ekzekutuar? Artan Hoxha: Në shtëpinë e Ervis Martianjt është hapur morti. Pse hesht policia

Është fshehur apo ekzekutuar? Artan Hoxha: Në shtëpinë

Prej ditësh fati i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj është kthyer në një mister. Është eliminuar, apo është fshehur duke inskenuar gjithçka? Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në emisionin ‘Opinion’.

Hoxha tha se ka qenë në shtëpinë e Martinajt në Fushë Kuqe dhe se familjarët e tij kishin hapur dyert e mortit dhe prisnin njerëz për ngushëllime, duke besuar se ai është vrarë.

Kam qenë në banesën e Ervis Martinajn, në shtëpi është hapur morti, presin miq për kryeshnosh. Ai ka shumë armiq. Ngaqë i njoh armiqtë e tij, them që është eliminuar”, tha gazetari.

Sipas tij, Martinaj është tradhtuar dhe është dorëzuar tek persona të veshur me uniforma policie.

I pyetur se përse hesht policia, Hoxha tha se heshtja e autoriteteve është e qëllimshme.

“Policia ka një hetim por ata nuk mund të flasin për hetim. Për mua është vija e demarkacionit e një dekada. Heshtja e autoriteteve është bërë qëllimisht. Kur flas për ngjarjen unë kam parasysh që kam qenë dhe kam folur dhe me njerëzit e tij.

Unë anoj nga faktet dhe faktet nuk i ka policia dhe prokuroria. Kemi të bëjmë me një ngjaje që shënjon një vijë demarkacioni”, u shpreh Hoxha.  

 

Të fundit