Flash News

E-TJERA

"Është kërcënuar nga Rama që të mbyllë gojën", familjarët denoncojnë zhdukjen e ish-zv.drejtorit të AKSH-it

"Është kërcënuar nga Rama që të mbyllë

Familjarët e ish-zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima kanë denoncuar të alarmuar zhdukjen e të afërmit të tyre pa gjurmë. Denoncimi i tyre është kryer në komisariatin nr. 1 pasi sipas tyre kanë humbur kontaktet me Shimen.

Sipas denoncimit, Shima iu ka dërguar një mesazh familjarëve ku shkruante se “po e arrestonin”. Pas këtij momenti, nuk ka pasur më komunikim me të.

Kujtojmë se më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.

Po ashtu, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë nga arratia në korrik të vitit 2024, foli për një përgjim ambiental të kapur nga SPAK për tendera në vlerën e 43 milionë eurove ose 43 miliardë lekëve, përmes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sipas Ahmetajt, Daniel Shima është kërcënuar nga Rama që të mbyllë gojës.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…”,- deklaronte Ahmetaj në atë kohë.

 

 

 

 

Të fundit