Flash News

E-TJERA

“Një nga bosët më të mëdhenj të drogës”, mediat belge: Dubai refuzon ekstradimin e Eldi Dizdarit në Itali

“Një nga bosët më të mëdhenj të

Mos ekstradimi nga Dubai të Eldi Dizdarit apo i njohur ndryshe si Denis Matoshi ka tërhequr vëmendjen e mediave belge.

Ata shkruajnë se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë lejuar ekstradimin e Matoshit, por edhe të kriminelit të famshëm të Camorra-s, Rafaele Imperiale.

Shkak për përmendjen e Eldi Dizdarit në mediat belge, është bërë arrestimi i një të shumë kërkuari nga Belgjika në Dubai, kreut të grupit të kokainës Farhan Bouzambou. Mediat belge ngrenë pikëpyetje lidhur me ekstradimin e tij në të ardhmen duke sjellë për analogji rastin e shqiptarit dhe trafikantë italianë të drogës, të cilët nuk janë ekstraduar nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërkohë mediat belge e konsiderojnë Dubain si shtëpinë e kriminelëve ku mund të lëvizin të lirë dhe pa u ekstraduar në vendet ku kanë kryer krimet e tyre.

Eldi Dizdari akuzohet si një nga personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol” të Redi Popeskut.

Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës.

Ai është cilësuar ndryshe edhe si kryetari i bandës shqiptare të drogës “Kompania Bello” që ka dalë sërish në disa përgjime të anëtarëve të grupit të “Ndrangheta-s”.

Të fundit