Flash News

E-TJERA

"Është në gjendje të rënduar shëndetësore", Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu

"Është në gjendje të rënduar

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore. Seanca gjyqësore u shty për në 11 nëntor, ora 13:00, deri në administrimin e provave shkencore të kërkuara nga gjyqtarja.

Sipas avokatit të tij, Markeljan Jançe, gjendja shëndetësore e Gjicit është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të një sëmundjeje të vjetër, të rënduar nga stresi dhe presioni psikologjik. Avokati ka kërkuar një vlerësim të plotë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të verifikuar gjendjen e tij.

Aktualisht, Gjici vazhdon qëndrimin në një spital privat, ku po trajtohet për probleme kardiovaskulare, zmadhim të aortës dhe diabet të rënduar. Gjyqtarja kërkoi që të gjitha dokumentet mjekësore, që nga koha e paraburgimit, të verifikohen nga ekspertët dhe të paraqitet një raport i detajuar mbi dinamikën e gjendjes së tij shëndetësore dhe vuajtjes së dënimit.

 

Të fundit