Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Është skëterrë”/ Vlonjatët protestojnë kundër djegies së plehrave

Një peticion i inicuar nga qytetarët italianë dhe amerikanë që jetojnë në Vlorë me rreth 2 mijë firma i është dorëzuar bashkisë së Vlorës – përmes së cilit kërkohet ndalja urgjente e djegies së fushës së mbetjeve dhe gjetja e përgjegjësve.
Pas një serie zjarresh gjatë verës, fusha e mbetjeve në Vlorë u ndez sërish në muajin tetor duke krijuar mjegull tymi dhe ndotje mbi qytet. Zjarri i tetorit vijoi i pashqetësuar prej më shumë se 25 ditësh, derisa rrebeshi i së mërkurës që përmbyti qytetin, i shoi flakët vetvetiu.
Për banorët e qytetit të Vlorës, situata është bërë e padurueshme.
“Jam banore e kësaj lagjeje, këtu nuk mund të rrish. Ndërsa tani është skëterrë, nuk futemi dot brenda. Shtëpia është bërë njësoj sikur jam aty në plehra. Le që vuajmë, unë jam e sëmurë, jam astmatike mezi ngopem me frymë,” thotë një e moshuar që jeton pranë venddepozitimit.
Të mërkurën, 23 organizata jo-fitimprurëse lokale dhe përfaqësues të komunitetit italian dhe amerikan që jetojnë në Vlorë, i dorëzuan bashkisë së qytetit një peticion, në të cilin kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të situatës dhë ndëshkimin e përgjegjësve.
“Ka tre muaj që jemi dëshmitarë të djegieve të përditëshme të mbetjeve urbane në vendgrumbullimin e tyre në Rajonin Nr.4. Kjo situatë ka shqetësuar me të drejtë mijëra qytetarë vlonjatë dhe jo vetëm,” thuhet në peticionin e nënshkruar nga gati 2 mijë qytetarë, ku shprehet shqetësimi për pasoja të rënda në shëndetin e banorëve.
Ermal Cukani nga organizata Community Hub i tha BIRN se iniciativa kishte nisur nga qytetarë italianë, të cilët janë rezidentë në Vlorë dhe ishte mbështetur edhe nga dhjetra amerikanë, që jetojnë gjithashtu aty.
“Ata kanë mbledhur rreth 200 firma, të cilat do t’ia adresojnë Ambasadës Italiane dhe po ashtu më pak në numër, dhjetëra amerikanë do t’i drejtohen me një peticion ambasadës së tyre për të kërkuar të ndërhyjnë për t’i kërkuar bashkisë së Vlorës të ndalë djegien e mbeturinave, pasi tymi e bën zonën të pajetueshme,” tha Cukani.
“Banorët që jetojnë përreth venddepozitimit na kërkojmë të ngremë zërin për ta,” shtoi ai.
Një ditë pasi u njoh me peticionin, Bashkia e Vlorës duket se u vu në lëvizje. Mjete të rënda u panë të enjten të hidhnin dhe mbi vatrat e zjarrit. Por zyrtarët e bashkisë nuk japin shpresë për zgjidhje afatgjatë.
Adi Likaj, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Vlorë tha se zjarri nuk fikej dot për shkak të shpërthimeve të metanit dhe se ata nuk e rrethonin dot fushën e mbetjeve.
“Është një sipërfaqe sa Novosela, nuk e rrethojmë dot, po e monitorojmë me polici bashkiake,” tha Likaj, që shtoi se të enjten nuk kishte as zjarr dhe as tym.
Megjithatë për qytetarët, situata që vijoi prej javësh pa reagim është kriminale.
“Nga pikëpamja e ndikimit në shëndet, impakti është shumë i fuqishëm, nga çlirimi i gazrave të dëmshëm deri në kancerogjen dhe ekspozimi për një kohë tre mujore të pandërprerë përbën elementë të veprës penale,” i tha BIRN, Niko Dumani, ambientalist dhe biolog. Dumani tha se djegiet kishin filluar qysh në muajin gusht dhe djegia e mbeturinave ka qenë prej kësaj kohe thuajse e pandërprerë.
BIRN mësoi nga Prokuria e Vlorës se kishte nisur një hetim për këtë çështje. Një burim që kërkoi të mos identifikohej tha se nën hetim për veprime dhe mosveprime me pasoja në jetën e qytetarëve si dhe shpërdorim detyre, janë specialistë të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Policisë Bashkiake, Emergjencave Civile të Bashkisë e Prefekturës.
Ndërkohë, zgjidhja e problemit mbetet pezull. Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, në një komunikim telefonik i tha BIRN se Bashkia e Vlorës po punon për një projekt për kapsulimin e mbetjeve, por plani është ende i pa-draftuar. Në planin e përgjithshëm të Integruar të Mbetjeve për Vlorën vihet në dukje se në fushën aktuale të grumbullimit gjenden rreth 400 mijë ton mbetje të grumbulluara në më shumë se 30 vite.
Zgjidhja e planifikuar ishte zhvendosja e mbetjeve në landfillin e Sherishtës, por ai ka mbetur i papërfunduar. Pas një zjarri masiv në gusht, kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha premtoi zgjidhje të shpejtë të situtatës.
“Zgjidhja është vënia në punë e Landfilldit të Sherishtës, punimet e të cilit pothuajse kanë përfunduar por këtë vepër bashkia e Vlorës ende nuk e ka marrë në dorëzim. Jemi aktualisht në tratativa për të arritur paraprakisht të paktën depozitimin ( kapsulimin) e mbetjeve në landfilld,” tha në gusht kryebashkiaku i Vlorës.
Landfilli i Sherishtës duhej të ishte gati që në qershor 2021, por afati për vënien e tij në punë është shtyrë disa herë. Ndërtimi i tij është pjesë e një projekti të integruar për menaxhimin e mbetjeve në qarkun e Vlorës me vlerë 20.8 milionë euro të financuar nga KfW, nga të cilat 12.5 milionë euro janë kredi dhe pjesa tjetër grante.
Kompania Integrated Technology Services që kreu punimet për ndërtimin e tij është nën sekuestro prej 14 dhjetorit 2021, me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërsa një pjesë e punimeve nuk janë përfunduar dhe kalimi i tij nën kontrollin e Bashkisë së Vlorës ka ngecur duke e bërë të pamundur transferimin e mbetjeve atje.
Landfilli i Sherishtës është vetëm një nga aktet e sagës së inceneratorëve në Shqipëri. Aksioneri i vetëm i kompanisë që kreu punimet, Klodian Zoto është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit, i akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion. Zoto është gjetur fajtor në dy çështje të veçanta nga Gjykata e Posaçme që e ka dënuar dy herë me nga 8 vjet burg për korrupsion aktiv, për inceneratorët në Fier dhe Elbasan./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38