Flash News

E-TJERA

"Shtëpi bari" dhe arsenal armësh, arrestohet 43-vjeçari në Shijak

"Shtëpi bari" dhe arsenal armësh, arrestohet

Policia e ka arrestuar një 43-vjeçar të shpallur në kërkim pasi dyshohet si pronar i 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, u gjet i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i punës lokalizuese dhe operacionale, me qëllim vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacioneve të zhvilluara më parë, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

-S. K., 43 vjeç, banues në Shijak, shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

43-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Krahët e krimit”, të zhvilluar më 24 janar 2023, nga Komisariati i Shijak dhe shërbimet e DVP Durrës, pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin F. K., i arrestuar në flagrancë gjatë operacionit, kanë kultivuar bimët narkotike të gjetura gjatë operacionit dhe posedonin arsenalin e armëve që u gjet i fshehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia. 

Të fundit