Flash News

E-TJERA

‘Shtëpi bari’ me vlerë mbi 1 mln paund në Angli, 5 në pranga, dyshohet të jenë shqiptarë

‘Shtëpi bari’ me vlerë mbi 1 mln paund në Angli, 5

Është zbuluar një shtëpi bari me mbi 3 mijë rrënjë kanabisi të cilat kapnin vlerën e mbi 1 milionë paund.

Mediet e huaja raportojnë se shtëpia e barit u zbulua pranë një lagje në Newcastle falë banorëve të zonës, të cilët raportuan se vinte një erë e fortë marijuane nga dritaret e banesës.

Policia gjeti në brendësi të ‘shtëpisë së barit’, një fermë të konsoliduar kanabisi e cila përmbante më shumë se 3,265 bimë. Forcat policore raportuan se kjo ishte një nga fermat më të mëdha të para në kultivimin e kanabisit.

Pesë fermerët e dyshuar të arrestuar në vendngjarje mendohet se janë nga Shqipëria. Katër janë akuzuar dhe një 22-vjeçar është liruar nën hetim.

Mendohet se të dyshuarit kanë shkaktuar dëme në vlerë prej rreth 100,000 £, përveç anashkalimit të energjisë elektrike.

Të fundit