Flash News

E-TJERA

‘Shtëpi bari’ në Kurbin, arrestohet pronari 47-vjeçar

‘Shtëpi bari’ në Kurbin, arrestohet pronari

Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kurbinit pasi dyshohet se përshtati banesën e tij  për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Sipas policisë, gjatë kontrollit, në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

“Në operacionin e koduar “Heat”, u zbulua ambienti i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Operacioni, nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe punonjësit e OSHEE-së çoi në pranga pronarin e banesës, shtetasin L. N., 47 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë dhe të OSHEE-së, është konstatuar se pronari i banesës kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë dhe me punonjësit e OSHEE-së, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si dhe për evidentimin e rasteve të abuzimit me lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike, bazuar në informacionet policore, kanë ushtruar kontroll në një banesë në fshatin Shpërdhet, Njësia Administrative Mamurras, rrethi Kurbin.

Gjatë kontrollit, në banesën e shtetasit L. N. 47 vjeç, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale pajisje elektrike dhe hidraulike që dyshohet se shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura”, tha policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit