Flash News

E-TJERA

‘Shtëpi bari’ në Shijak, sekuestrohen 444 bimë kanabis, në pranga një 46-vjeçar

‘Shtëpi bari’ në Shijak, sekuestrohen 444 bimë
Foto Ilustruese

Një ambient me katër kate në Shijak ishte kthyer në një ‘shtëpi bari’. Policia ka sekuestruar gjatë operacionit ‘Krahët e krimit’, 444 bimë narkotike me bimë kanabis sativa dhe disa pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Në pranga është vënë shtetasi F.K, 46-vjeç dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij S.K 43-vjeç. Të dy rezultojnë me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve.

Po ashtu, në banesë u gjet edhe një arsenal armësh, 10 kallashnikov, 1 pushkë, granata dore, jelek antiplumb dhe municion luftarak.

Të fundit