Flash News

E-TJERA

Shtëpi bari në Spanjë, arrestohen 10 shqiptarë, sekuestrohen mbi 2 mijë rrënjë kanabis

Shtëpi bari në Spanjë, arrestohen 10 shqiptarë, sekuestrohen
Foto nga operacioni

Dhjetë shqiptarë janë arrestuar në provincën e Alicantes në Spanjë pasi vepronin në prodhimin dhe tregtinë e lëndëve narkotike.

Mediet spanjolle shkruajnë se të arrestuarit janë të moshës 19 deri në 32 vjeç, të gjithë anëtarë të një organizate kriminale, të cilët kishin ndërtuar disa shtëpi dhe ndërtesa industriale të shpërndara në të gjithë provincën e Alicante, dhe i përdornin për të kultivuar lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në prona, policia ka sekuestruar më shumë se 2 mijë rrënjë kanabis, sytha të thatë të përgatitur për shpërndarje, para në dorë (4330 euro) dhe materiale të ndryshme që lidhen me kultivimin.

Të mbjellat të vendosura brenda këtyre ndërtesave kishin një sistem elektrik të sofistikuar të përbërë nga disa transformatorë dhe sisteme ndriçimi që favorizonin rritjen e bimëve, të gjitha të lidhura ilegalisht me lëngun elektrik, gjë që nënkuptonte, përveç një rreziku serioz për sigurinë të ndërtesës, shpenzim ekonomik për komunitetin e fqinjëve apo taksapaguesve.

Të arrestuarit u vunë në dispozicion të Gjykatave të ndryshme Hetimore të disa qyteteve të Alicantes, për krime kundër shëndetit publik, pjesë e një grupi kriminal dhe mashtrim me energjinë elektrike, duke urdhëruar burgosjen e tre prej tyre.

Të fundit