Flash News

E-TJERA

‘Shtëpi bari’ në Tiranë, 31-vjeçari hidhet nga kati i katërt për t’i shpëtuar policisë

‘Shtëpi bari’ në Tiranë, 31-vjeçari hidhet nga

Një ‘shtëpi bari’ është lokalizuar nga policia në zonën e Qesarakës në Tiranë.

Mësohet se një 31-vjeçar nga Lushnja kishte marrë me qira një apartament në katin e katërt të një pallati dhe e kishte përshtatur për kultivim narkotikësh.

Pasi policia e spikati këtë ambient, i riu është hedhur nga kati i katërt, por nuk mundi të largohej pasi u arrestua.

Mësohet se 31-vjeçari është hedhur nëpërmjet tubave jashtë pallatit dhe kishte hyrë ne një hotel aty pranë. Megjithatë arratia nuk zgjati shumë, pasi u prangos nga policia.

Operacioni i policisë është kryer bashkë me OSHEE, pasi i riu kishte bërë lidhje të paligjshme për të furnizuar me energji ‘shtëpinë e barit’.

 

Të fundit