Flash News

E-TJERA

"Shtëpi bari" në Vlorë, arrestohet 37 vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

"Shtëpi bari" në Vlorë, arrestohet 37 vjeçari,

Policia ka vënë në pranga 37-vjeçarin me inicialet A. L. në Vlorë pasi kishte përshtatur banesën që kishte në përdorim për kultivimin e lëndëve narkotike. Në kërkim është shpallur pronari i banesës 37 vjeçari me inicialet M. B,.

Policia njofton se në ambientet e banesës u gjetën dhe u sekuestruan 411 pajisje të ndryshme elektrike që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambjente të mbyllura dhe 10 bidona me substanca kimike për bimët.

Po ashtu, u sekuestruan edhe doza kanabisi, municion luftarak dhe një kallëp lënde plasëse (tritol) me kapsollë detonatore të vendosur dhe fitil zjarrpërcjellës të montuar.

Të fundit