Flash News

E-TJERA

Shtëpia e Bardhë publikon video satirike: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

Shtëpia e Bardhë publikon video satirike: Trump ka gati emrat për

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një video të animuar me tone satirike, ku presidenti Donald Trump shfaqet duke lexuar një listë emigrantësh që pritet të dëbohen.

Videoja, me një kohëzgjatje gati 18 minuta, është prezantuar me mbishkrimin: “Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit, më e keqja nga më të këqijat, versioni Lo-fi.”

Në përshkrimin e videos theksohet fraza “Jo qymyr. Vetëm dëbim”, një referencë ironike ndaj traditës së Babagjyshit që u dhuron qymyr fëmijëve të pabindur në vend të dhuratave.

Sipas mediave, emrat e emigrantëve që shfaqen në listë, së bashku me shkeljet e supozuara që kanë kryer, dyshohet se mund të jenë realë, çka ka nxitur reagime dhe debate mbi përmbajtjen dhe mesazhin e videos së publikuar nga institucioni amerikan.

Të fundit