Flash News

E-TJERA

Shtëpinë e kthyen në 'serë' kanabisi/ Shpallen në kërkim tre persona, arrestohen dy punonjës të OSHEE

Shtëpinë e kthyen në 'serë' kanabisi/ Shpallen

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim tre persona, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për shtetasit Valter Greca dhe Andi Dashi (Greca), të dy banues në Hardhishtë, Shijak, si dhe elektricisti i OSHEE-së, Idajet Greca.

Në fshatin Hardhishtë, dyshohet se këta shtetas përshtatën një banesë me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, dhe kanë ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar bimë të lëndës narkotike kanabis dhe pajisjeve që shërbenin për kultivimin e tyre.

Ndërkohë janë arrestuar edhe dy elektricistë të OSHEE, Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi, të akuzuar se nuk kanë përmbushur detyrën, duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit