Flash News

E-TJERA

Shtëpitë e përmbytura në Kuçovë, banorët apel shtetit

Shtëpitë e përmbytura në Kuçovë, banorët

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, ku janë dëmtuar rreth 15 banesa.

Banorët shprehen se uji që u vërshoi në shtëpi ka prishur gjithçka, që nga orenditë e deri tek elektro-shtëpiaket.

 Sipas tyre, shkak për këto përmbytje nuk është natyra por bllokimi i koletorëve, të cilat nuk janë pastruar për vite me radhë.

Apeli i tyre ndaj shtetit është për vlerësimin e dëmeve dhe ndihmë financiare.

Drejtori i Zhvillimit Rural në Bashkinë Kuçovë, Nazmi Sula, ka pohuar se reshjet e rëna dje kanë dëmtuar në përgjithësi kulturat një vjeçare, siç janë gruri e perimet si dhe kulturat dru-frutore.

Sipas Sulës, dëmi i shkaktuar në grurë ka qenë në masën 100%, raporton “balkanweb”.

Ai ka pohuar se në fshatin Perondi është dëmtuar një sipërfaqe rreth 60 hektar, në fshatin Magjatë 50 hektar dhe në fshatin Gorraj 45 hektar, dhe kjo ka ndodhur pikërisht kur pritej që gruri të korrej dhe të magazinohej javën që vjen.

Të fundit