Flash News

E-TJERA

Shtetësi në këmbim të investimeve, vendet ku përfitohet më shpejt ‘pasaporta e artë’

Shtetësi në këmbim të investimeve, vendet ku përfitohet

Qeveria shqiptare hodhi idenë e dhënis së ‘pasaportave të arta’ çka do të thotë se shtetësia shqiptare do të jepet në këmbim të investimeve të huaja në vend.

Ideja e qeverisë nuk është e re, pasi dhjetëra vende në botë e aplikojnë dhënien e ‘pasaportave të arta’. Janë 8 vende të cilat e japin më shpejt ‘pasportën e artë’ kundrejt investimit në kompani, blerjes së pasurive të patundshme apo dhurimit të një shume parash për bamirësi, raporton Euronews Albania

Këto vende janë: Malta, Vanuatu, Grenada, Saint Kitts dhe Neviss, Saint Lucia, Dominica, Antigua e Barbuda dhe Mali i Zi.

E para në botë për dhënien e ‘pasaportave të arta’ renditet Malta. Nëse pasaportën e merr për 3 vjet, minimumi i investimit që kërkohet është 600 mijë euro dhe brenda 12 muajve nëse investohen 750 mijë euro të ndara në blerje shtëpie ose marrje me qira të një prone, hapjes së një biznesi dhe dhurimit të një shume prej 10 mijë euro për bamirësi.

Mali i Zi kërkon 600-750 mijë euro për përfitimin e pasaportës. Një tjetër opsion është kontributi monetar prej 100 mijë eurosh dhe investimi 250-450 mijë euro në projekte të qeverisë.

Edhe vendet e Bashkimit Evropian siç janë Spanja apo Portugalia ofrojnë programe për pamorta të arta. Në Spanjë fillimisht duhet të blesh një pronë me vlerë 500 mijë euro, ose të depozitosh 1 milion euro në bankë ose të investosh 2 milion euro në borxhin e qeverisë, për të marrë lejen e qëndrimit për 5 vjet dhe brenda 10 vjetësh mund të përfitosh shtetësinë.

Në Portugali merr lejen e qëndrimit për 5 vjet nëse investon mbi 250 mijë euro dhe menjëherë mund të aplikosh për pajisjen me pasaportë.

Të fundit