Flash News

E-TJERA

Shteti humb në Gjykatën e Lartë, shumicën e ‘betejave’ e fitojnë individët

Shteti humb në Gjykatën e Lartë, shumicën e

Në vitin 2021 dhe në 6 muajt e parë të këtij në Gjykatën e Lartë, shteti ka humbur shumicën e gjyqeve që ka pasur me individët apo bizneset.

Shifrat e publikuara nga Gjykata e Lartë tregojnë se 51% të çështjeve në 18 muajt e fundit, shteti ka humbur, ndërsa ka fituar vetëm në 32% të çështjeve. Pjesa tjetër janë rikthyer për gjykim.

“Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë, dëshiron të sjellë në vëmendje të opinionit publik se për vitin 2021 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, kalimi me sukses i testit të pranueshmërisë së rekursit ndërmjet individit/person juridik privat nga njëra anë, dhe organeve publike nga ana tjetër, paraqitet në favor të të parëve. 

Për vitin 2021 testin e pranueshmërisë e kanë kaluar me sukses 421 rekurse të paraqitura nga individët/personi juridik privatë (55,3%), kundrejt 340 rekurseve të paraqitura nga organet publike (44,6%).

Duke iu referuar 751 çështjeve që janë zgjidhur përfundimisht nga Kolegji Administrativ, rezulton se testin e pranueshmërisë e kanë kaluar me sukses 459 rekurse të paraqitura nga individi/person juridik privat (61,1%), kundrejt 292 rekurseve të paraqitura nga organet publike (38,9%)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Të fundit