Flash News

Ditari i Opozitës

Shteti i ndërpret KEMP-in të sëmurit, Berisha: Heq ndihmën për të boshatisur buxhetin

Shteti i ndërpret KEMP-in të sëmurit, Berisha: Heq ndihmën

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar rastin e një të sëmuri të cilit shteti i ka hequr KEMP-in vetëm sepse ai qëndron në këmbë.

Në rastin e denoncuar nga Piranjat, thuhej se 40-vjeçari, ishte me epilepsi dhe me zhvillim të ngadaltë mendor, që pason me humbje të vetëdijes, por kaq nuk ka mjaftuar që shteti ta mbajë në listën e personave me aftësi të kufizuara, duke i hequr kështu KEMP-in.

Berisha shkruan në Facebook se është një rast absurd dhe çnjerëzor që i hiqen ndihmat financiare më të pamundurve dhe përdoren për buxhetin e vjedhur.

Postimi i plotë:

Pashpirtësi!

Në 2021-shin, shteti i pashpirt i Ramës i heq paketën higjeno-sanitare të kempit këtij të sëmuri rëndë, vetëm sepse ai qëndron në këmbë.

Ky përfundim i fundit i mjekut ka hedhur poshtë vendimin e komisionit të para shumë viteve se Bledi përfitonte kemp të përjetshëm.

Rrëfimi i nënës së tij është një dramë e dhimbje e pafund.

Ndiqni videon deri në fund për të kuptuar absurdin, çnjerëzoren dhe kriminelen e shëndetësisë së Ramës, që u heq ndihmën financiare më të pamundurve, për t’i përdorur ato për buxhetin e vjedhur e të boshatisur.

Të fundit