Flash News

E-TJERA

Treguesi i Shtetit Ligjor: Shqipëria renditet e 87-ta, ia kalon edhe Kosova; problematikat

Treguesi i Shtetit Ligjor: Shqipëria renditet e 87-ta, ia kalon edhe

Treguesi i Shtetit Ligjor, sipas ‘World Justice Project’ e rendit Shqipërinë në vendin e 87-të nga 104 vende, duke provuar se shteti ligjor në vend po shkon drejt recesionit.

Në renditjen e WPJ për periudhën e viteve 2015-2022, Shqipëria vjen në renditje pas Vietnamit, Belizes dhe Gambias. Kosova pozicionohet më lart se Shqipëria, në vendin e 57-të.

Treguesi i Shtetit Ligjor: Shqipëria renditet e 87-ta, ia kalon edhe

Sa i përket kufizimit të pushtetit të qeverisë mbi shtetin ligjor, Shqipëria renditet në vendin e 105-të nga 140 vende në rang global. Kosova renditet në vendin e 60-të sërish e pozicionuar më lart se vendi ynë.

Treguesi i Shtetit Ligjor: Shqipëria renditet e 87-ta, ia kalon edhe

Korrupsioni mbetet në nivele të larta edhe sipas treguesit të WJP, ku Shqipëria mban vendin e 107 në raport me 140 vendet e marra në studim në rang global. Sa i përket drejtësisë penale, Shqipëria mban vendin e 81, teksa nga viti 2015 e deri në vitin 2022 vihet re një rënie në pozicione.  

Të fundit