Flash News

E-TJERA

“Shteti na ka shitur”, protestojnë banorët e Bërxullës: Kryeministri të mos bëjë sehir, të vijë të ballafaqohet me ne

“Shteti na ka shitur”, protestojnë banorët e

Banorët e Bërxullës kanë dal sërish në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Ata theksojnë se po dëmtohet prona e tyre dhe i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama që të vijë e të ballafaqohet me ta.

“Nuk ka asnjë zhvillim, nuk do t’ja dijë askush. As ata që kanë qenë dhe as ata që do të vijnë. Edhe një muaj do të vijnë zgjedhjet dhe më pas do të harrohet. Një pjesë e banorëve janë shitur. Shteti të vijë tek ne. Kryeministri të mos bëjë sehir atje ku është , nuk ia falim. Nuk ka dallime këtu.”

“Nuk ka asnjë lloj reagimi, asnjë përgjigje. Nuk duan t’ia dinë fare kanë filluar punimet apo jo. Ky projekt është abuziv dhe është i bërë në studiot e Italisë. Kanë marrë miliarda lekë për atë rrugë."

"Secili ka marrë llokmat e majme, hanë pushtetarët dhe vuajmë ne këtu., Më vjen të qaj se një pjesë janë me Ramazan, turp, turp që rrinë e qeshin e bëjnë sehir, nuk bashkohen me hallet e popullit."

"Janë pa gjak, pa shpirt, turp të kenë, jam i irrituar. Janë mosmirënjohës ndaj banorëve që i kanë shërbyer pushtetarëve, me votat e popullit erdhën në pushtet. Duan të na shohin shtrirë në tokë, të kalojnë në trupat tonë", tha një nga banorët.

Të fundit