Flash News

E-TJERA

Shteti privat i Ramës, shoku i ministrit bëhet drejtor porti në Sarandë

Shteti privat i Ramës, shoku i ministrit bëhet drejtor porti në

Admir Malaj u shkarkua nga drejtimi i PS në Vlorë nga vetë Edi Rama, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sot, Malaj, është emëruar drejtor i Portit të ri të Sarandës, siç shkruan Lapsi.al.

Malaj nga drejtor porti në Vlorë katapultohet në drejtor porti në Sarandë, vend që deri disa ditë më parë e mbante Alket Qëndro.

Admir Malaj është mik i ministrit Pirro Vëngu dhe ky emërim vjen në kohë kur vetë Rama bën thirrje që qytetarët e interesuar të konkurrojnë për një vend në bashkitë që sot, janë pa staf, sepse kryeminsitri vendosi t'i shkarkojë me një lëvizje.

Të fundit