Flash News

E-TJERA

Shteti shqiptar shpenzon për frymë 9 herë më pak se vendet e BE-së, mbrojtja sociale "thith" më shumë para

Shteti shqiptar shpenzon për frymë 9 herë më pak se vendet e

Shpenzimet publike për frymë tregojnë standardin ekonomik të individëve dhe treguesit në Shqipëri janë shumë herë më pak se mesatarja e vendeve të BE-së.

Në vendet e Bashkimit Europian mesatarja e shpenzimeve publike për frymë është në total 12 684 euro, ndërsa në Shqipëri shteti harxhon për frymë nëntë herë më pak dhe vetëm 1 407 euro në shpenzime buxhetore.

Pra ajo çka shteti shpenzon për frymë, për të ofruar ndihmë apo pensione, arsimim; shëndetësi, rend dhe Siguri, investime publike, etj, është nëntë herë më pak se ajo çka ofrojnë në mesataren e tyre vendet e BE-së.

Sipas të dhënave të "Open Data Albania", në nivele të ngjashme me Shqipërinë është edhe Kosova, e cila ka gjithashtu një nivel  të ulët të shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve për frymë.

Në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian për vitin 2019, rezulton që mbrojtja sociale është funksioni më mbështetje më të lartë buxhetore megjithëse me ndryshim të konsiderueshëm, në Shqipëri rreth 9.3% të PBB-së ndërsa në BE rreth 19.3%. 

Pas mbrojtjes sociale, shteti shqiptar shpenzon më shumë për shëndetësinë, por sërish në nivele shumë më të ulëta se BE, ndërsa funksioni me mbështetjen më të ulët është mbrojtja e mjedisit.

 

Të fundit