Flash News


E-TJERA

"Shteti s'ka të drejtë të vrasë për sport", Tufa justifikon revoltën e qytetarëve: Duhej të ishte valle shkrumbi, që të mbetej shenjë

Tufa justifikon revoltën e qytetarëve: Duhej të ishte valle shkrumbi, që të mbetej shenjë në kujtesën e brezave

"Shteti s'ka të drejtë të vrasë për
Në foto: Ish-drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa

Ish-drejtori i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa, ka reaguar pas protestës së mbrëmshme për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, i vrarë nga një efektiv policie.

Tufa u jep një shuplakë të gjithë hipokritëve të rrjeteve sociale, të cilët shprehin keqardhje për vdekjen e 25-vjeçarit nga njëra anë dhe për pemën e djegur në shesh nga ana tjetër.

Sipas Tufës, është e paarsyeshme që të shkojnë bashkë keqardhja për një 25-vjeçar të këputur nga plumbat e policisë në lule të moshës dhe keqardhja për pemën e djegur.

"Duhet të ishte lënë një vragë ku e ku më madhe, madje valle shkrumbi, që të mbetej shenjë në kujtesën e brezave, se shteti nuk ka të drejtë të vrasë qytetarin e vet për sport", thekson Tufa, duke justifikuar revoltën e qytetarëve dje.

Reagimi i plotë i Agron Tufa:

Ata që shprehin jo keqardhjen, por dyshimin më të vogël për djegien e Pemës, nuk i nxit aspak arsyetimi: ata janë ose demagogë, ose të lidhur dukshëm e maskuar, vetëdijshëm e pavetëdijshëm me regjimin diktatorial e kriminal të Rilindjes. Kush shpreh keqardhjen per Pemën dhe e artikulon atë në rrjete, është duke bërë propagandën e Artiro Uisë dhe Komsomolasit. Pema e ndan shapin nga sheqeri. Nuk mund të shkojnë bashkë keqardhja për një 25 vjeçar të këputur nga plumbat e policisë në lule të moshës dhe keqardhja për pemën e djegur. Dikush ka pacipërinë të argumentojë se janë "taksat tona". Mos u shqetësoni, ata që e thonë janë klientë të qeverisë, që para disa muajsh mbështesnin terrorin dhe stuhinë vandale në qytetet e SHBA, për vrasjen e djaloshit me ngjyrë. Nuk e di nëse do ishin prekur nëse djali ynë do të kishte qenë me ngjyrë...

Duhet të ishte lënë një vragë ku e ku më madhe, madje valle shkrumbi, që të mbetej shenjë në kujtesën e brezave, se shteti nuk ka të drejtë të vrasë qytetarin e vet për sport.

Të fundit