Flash News

E-TJERA

Shtirej si bojaxhi, shqiptari kapet me ko*ainë me vlerë 3 milionë euro në Itali

Shtirej si bojaxhi, shqiptari kapet me ko*ainë me vlerë 3 milionë

Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Itali pasi u kap duke transportuar 31 kilogramë kokainë.

Mediat italiane shkruajnë se nëse do të shitej tek përdoruesit e narkotikëve, droga kapte vlerën e 3 milionë eurove. Sipas hetuesve, droga ishte e destinuar për shitje në rajonet e veriut të Italisë, kryesisht në Piemonte.

Fillimisht 40-vjeçari ka tentuar t’i largohej policisë, por pas një ndjekje u bë i mundur arrestimi i tij dhe gjetja e 31 kg kokainë të fshehur në makinë.

Rezulton se shqiptari, punonte si bojaxhi dhe nuk kishte precedentë të mëparshëm kriminalë.

Të fundit