Flash News

E-TJERA

Shtohen rastet në Berat/ COVID-19 hyn në kopsht, shkollë e komisariat

Shtohen rastet në Berat/ COVID-19 hyn në kopsht, shkollë e

Dy edukatore kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në çerdhen “Donika Kastrioti”, në qytetin e Beratit. Më herët ishte edhe një prej edukatoreve dhe sanitarja e kësaj çerdheje që rezultuan të prekura nga koronavirusi.

Në këtë qark kanë rezultuar pozitivë edhe 4 arsimtarë. Një mësuese pranë shkollës së fshatit Vodicë, në Poliçan, ndërsa 3 të tjerët në një shkollë 9-vjeçare në Skrapar.

Gjithashtu është infektuar edhe një efektiv i Komisariatit të Policisë në Skrapar. Personat e afërt me të prekurit janë karantinuar dhe presin t’i nënshtrohen testimit.

Të fundit