Flash News

E-TJERA

"Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike", parashikimi i motit për sot

"Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike", parashikimi i motit
Foto Ilustruese

Pas një nate të shoqëruar me reshje shiu, kjo e Diel do të vijojë të jetë e tillë.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe më pas parashikohet gradualisht përmirësimi i kushteve atmosferike ku reshjet do të humbasin intensitet dhe do të mbeten lokale e të dobta në formë pikash.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-10m/s nga kuadrati i jugut dhe valëzim në dete deri 0-1 ballë.

Temperaturat gjatë ditës së nesërme do të vijojnë në vlerat e ditëve të fundit ndërsa për ditën e Diel pritet rënie e tyre për shkak të reshjeve të shiut.

Të fundit