Flash News

E-TJERA

Shtrëngohen masat? Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton konferencë për mediat

Shtrëngohen masat? Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar se do të mblidhet ditën e sotme dhe se komunikimi me mediat do të zhvillohet në orën 10.00. Kjo konferencë vjen në prag të festave të fundvitit.

Mbetet për t'u parë nëse do të ketë forcim të masave kufizuese, sikurse po ndodh në shumë shtete evropiane.

E pyetur nëse do të ketë shtrëngim të masave, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha pak ditë më parë për gazetarët se situata po vlerësohet nga ekspertët. Ajo ngriti shqetësimin e variantit të ri Omicron, duke vlerësuar se situata mbetet serioze.

Masat në fuqi janë:

- Ndalimi i hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit në vendet: Afrikë e Jugut, Kenia, Angola, Zambia, Bostëana, Senegal

- Shtetasit shqiptarë rezidentë, që vijnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes, në vendet e listuara më sipër do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe do të monitorohen nga njesitë shëndetësore.

- ​Ora policore nga 23:00 – 06:00.

-​ Qytetarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare apo ata që kalojnë tranzit, duhet të vijojnë të dorëzojnë një nga dokumentet e mëposhtme:

•​Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën dy javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

•​Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigenic brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

•​Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

•​Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në pikën 2, bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

•​Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura në pikën 1, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

-​ në strukturën e aerorporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, të cilët duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës ashtu sic është rekomanduar sipas protokollit të ndryshuar.

-​ Në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

-​ Në fuqi urdhri  për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura, në qendra tregtare, supermarkete, dyqane etj, e në të gjithë ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

-​ Në fuqi urdhri për lejimin e grumbullimeve deri në 50 persona dhe të aktiviteteve kulturore, sportive etj deri në 30% të kapaciteteve të tyre me prezencë të spektatorëve.

Të fundit