Flash News

E-TJERA

Shtrenjtimi i çmimeve rrit inflacionin, arrin në 7.5% në korrik

Shtrenjtimi i çmimeve rrit inflacionin, arrin në 7.5% në korrik

Sikurse ishte paralajmëruar, inflacioni ka shënuar sërish rritje. Instituti i Statistikave raporton se në korrik, inflacioni arriti në 7.5%, duke u rritur me 0.2% krahësuar me muajin qershor dhe 2.2% me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo situatë ka ardhur si pasoë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve. INSTAT bën me dije se “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 4,59%, pasuar nga grupi “Transporti” me 1,14%.

Këto janë grupet me ndikimin kryesor, më pas renditen qeraja, faturat e energjisë dhe ujit, etj. Ndërsa në Eurozonë, në muajin korrik inflacioni arriti në 8.9%.

Të fundit