Flash News

E-TJERA

Shtrenjtimi i energjisë, ekspertja: Propaganda populiste prek të varfrit dhe shtresat e mesme

Shtrenjtimi i energjisë, ekspertja: Propaganda populiste prek të

Një ditë më parë qeveria njoftoi vendosjen e fashës së energjisë, sipas së cilës ata konsumatorë familjarë që shpenzojmë mbi 800 kWh do të paguajnë më shtrenjtë.

Ekspertja e ekonomisë Suzana Guxholli tha për Abc News, se vendimi i qeverisë prek të varfrit dhe shtresën e mesme. Sipas Guxhollit, numri i familjeve që do të preken është i madh.

“Statistikave të qeverisë, edhe kur janë të vendeve të zhvilluara i vihet pikëpyetje. Statistikave tona nuk i është ndarë asnjëherë pikëpyetja. Gjysma jetojnë në varfëri dhe ne këtë e dimë, nuk e mohojmë dot. Është më i madh numri i familjeve që preken sepse ne jemi një vend pa alternativa. Energjia elektrike është burimi i çdo familjeje shqiptare për tu ngrohur, për tu ftohur dhe për çdo gjë. Të flasësh për rritje  për konsumin mbi 800 kWh në muaj do të thotë të prekësh gjithë shtresën e mesëm. Propaganda populist prek të varfrit dhe shtresën e mesme.  Numri i familjeve që do të preken do të duket menjëherë sepse të gjithë do ta ndjejnë në xhepat e tyre”, tha ekspertja.

Të fundit