Flash News

E-TJERA

Shtrenjtimi i karburantit rrit kostot për ndërtim, më të lartat që prej 2018-ës; ç'do të ndodhë me çmimet e apartamenteve

Shtrenjtimi i karburantit rrit kostot për ndërtim, më të

Kostot e ndërtimit kanë pësuar një rritje të konsiderueshme gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Instituti i Statistikave raporton se ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim është 2,2 %, ndërsa një vit më parë ishte 0,2 %.

Tre mujori ka shënuar rritjen më të lartë të 3 viteve të fundit, sipas të dhënave të INSTAT. Kjo rritje vjen për shkak të shtrenjtimit të kostove për ndërtim.

Shtrenjtimi i karburantit rrit kostot për ndërtim, më të

Duke marrë parasysh rritjen e konsiderueshme të çmimit të karburantit, ky tregues ka ndikimin e tij në treguesit e raportuar.  INSTAT thotë se rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 1,3 %, pasuar nga grupet “Shpenzime makinerie” me 1,1 %, dhe “Shpenzime materiale” me 0,9 %. Ndërsa, ulje kanë shënuar grupet “Shpenzime për paga”, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” me 0,3 % secili.

Nga ana tjetër dhe çmimi i apartamenteve apo objekteve të tjera vijon në trend rritës prej dy vitesh. Ky shtrenjtim i vazhdueshëm nuk është ndalur as kur kostot e ndërtimit kanë qenë më të ulëta, ndërsa tashme pritet rritje e mëtejshme e çmimeve.

 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit