Flash News

E-TJERA

Shtrenjtimi nisi në shtator, çmimi i bukës rritet me 13-20%

Shtrenjtimi nisi në shtator, çmimi i bukës rritet me 13-20%

Teksa kriza ka nisur të japë efektet e para në ekonomi, çmimet vijojnë të rriten. Pas naftës, produkteve të shportës, vezëve, edhe buka e cila ishte produkti që dha sinjalet e para të abuzimeve me çmimin, po pëson një rritje të vazhdueshme.

Sipas Monitor, çmimet për 12 lloje bukësh janë rritur nga 13 deri 20% në dyqanet e pakicës në rrethe.

Çmimi i bukës masive të bardhë dhe të zezë për rrethet në juglindje të Shqipërisë është rritur 20% duke arritur në 120 lekë. Rritja të lartë ka pasur edhe çmimi i bukës që përdoret për tostë, duke arritur në 130 lekë nga 110 lekë (rritja 18%).

Çmimi i bukës të misrit 500 gram është rritur 20% duke arritur në 60 lekë. Rritje ka pasur edhe për lloje të tjera të bukëve si franxholla me peshë 550 gram nga 60 lekë po shitet 70 lekë (rritja 17%), buka kulaç me peshë 500 gram dhe buka me qiqër është rritur 20%.

Për periudhën 2021-2022 çmimi i bukës masive është rritur 3 herë radhazi me shtrenjtim total prej 71,4%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të vitit të kaluar ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Në mesin e muajit mars çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë.

Shtrenjtimi nisi në shtator, çmimi i bukës rritet me 13-20%

Të fundit