Flash News

E-TJERA

Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës, Bordi e rrit me 7 lekë/litri brenda 24 orëve

Shtrenjtohet sërish çmimi i naftës, Bordi e rrit me 7

Vetëm 24 orë pas ndryshimit të fundit, çmimi i naftës në treg është rritur sërish, duke shënuar një rritje prej 7 lekësh për litër.

Sipas të dhënave të fundit, nafta që një ditë më parë shitej me 210 lekë për litër, nga ky moment do të tregtohet me 217 lekë për litër.

Çmimet e reja:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 217 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 205 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Të fundit