Flash News

E-TJERA

“Shtresa e mesme do varfërohet”, ekspertja flet për rritjen e pagave: Vendim i pamenduar i qeverisë

“Shtresa e mesme do varfërohet”, ekspertja flet për

Ekspertja e statistikave, Ines Nurja ka komentuar vendimin e qeverisë për rritjen e pagave për administratën publike dhe ligjvënësit, ku tha se ky vendim nuk është një politikë e studiuar.

Në një intervistë për Panorama Tv, ajo theksoi se ky vendim do të rrisë hendekun e diferencës mes shtresës së lartë dhe asaj së mesme, ku tha se do të thellohet shtresa e varfërisë.

Pjesë nga intervista:

Rritja e pagave, a është një politikë e studiuar?

Është një vendim që nuk është marrë mbi një studim të caktuar, duhet të kuptoheshin nivelet e pagave dhe nuk ka një studim të mirëfilltë ku është tregu shqiptar.

Çfarë efekte pritet të sjellë?

40% e popullsisë janë me pagë minimale dhe vetëm 7% janë mbi 1.2 mln. Vendosja e një page kaq të ndryshe do thotë që do kalojë në krijimin e një shtrese shumë të varfër dhe një të mesme, e thellon pabarazinë dhe varfërinë. Do rritet inflacioni dhe çmimet, 40% janë pothuajse gjysma e popullsisë dhe krijohet distancim mes stresesh. Rritja e çmimeve do ndikojë tek personat që sigurojnë të ardhura më të pakëta. Është vendim i pastudiuar.

Justifikohet rritja e pagave me koston prej 39 mld lekë?

Janë paratë tona të taksave, problemi social është shtresa e mesme duhet të ngrihej. Me këto rritje paga e thellon distancimin mes shtresave. Duhet bërë indeksimi, sidomos për pensionistët. Vite të tëra nuk është bërë fare, ka thjesht një manovër.

Nuk ka një përqindje standarde, bazuar mbi meritokracinë?

Nuk e di, duhet bërë rregullim për shtresën e mesme dhe pastaj për të lartën. Është diçka që nuk është studiuar, të na i tregojnë efektin që ka.

 

Të fundit