Flash News

E-TJERA

Shtrin 80-vjeçaren greke në krevat dhe tenton ta përdh*nojë, arrestohet shqiptari në Greqi

Shtrin 80-vjeçaren greke në krevat dhe tenton ta

Një 61-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë komshien e tij, 80-vjeçare me kombësi greke.

Ngjarja ka ndodhur në Gagalanxi të Athinës. Mediat fqinje raportojnë se shqiptari në gjendje të dehur ka trokitur te dera e shtëpisë së komshijes dhe kjo e fundit ia ka hapur, pasi 61-vjeçari i tha se kishte harruar çelësat e shtëpisë së tij.

Pasi u fut brenda, shqiptari e sulmoi të moshuarën duke i thënë se donte të kishte një lidhje me të. Sipas mediave greke, 61-vjeçari e shtyu gruan e moshuar, e shtriu atë në shtrat dhe filloi t'i bënte gjeste të pahijshme.

Teksa gruaja e moshuara nisi të bërtiste që dikush ta dëgjonte dhe t’i shpëtonte 61-vjeçarit, ai u largua menjëherë dhe u kyç në apartamentin e tij.

Sapo shqiptari u largua, 80-vjeçarja i telefonoi policisë e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe arrestuan shqiptarin.

Të fundit