Flash News

E-TJERA

Shtyhen për herë të tretë hetimet ndaj Arben Ahmetajt

Shtyhen për herë të tretë hetimet ndaj Arben Ahmetajt

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë sërish për 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.

Prokuroria e Posaçme ka tashmë afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj. Kjo është hera e tretë që organi akuzës zgjat hetimet.

Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ky i fundit u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

Të fundit